Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:00, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Ndërkaq, nga i dyshuari është konfiskuar një revole të cilën ai e kishte me leje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/