Komuna e Prishtinës bashkë me KFOR-in ukrainas, ka ndërmarrë aksion humanitar për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës.
Prishtinasit mund të kontribuojnë duke dhuruar nga produktet që ka listuar komuna, transmeton Fol Drejt.
Të gjitha gjësendet mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Prishtinës, çdo ditë duke filluar nga 1 deri më 4 gusht.
Më poshtë e gjeni listën e produkteve që mund të dhurohen nga qytetarët: