Gjatë 24 orëve është raportuar për gjashtë raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike.
Nga rastet e raportuara njëri është dërguar në mbajtje, transmeton Fol Drejt.
Në raport thuhet:
“Fsh. Dardhishtë, Obiliq, 20.03.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që te i njëjti janë gjetur në posedim dhe sekuestruar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Murat Mehmeti, Prishtinë, 20.03.2022-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 112 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rr. Holger Petersen, Prishtinë, 20.03.2022-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 10.7 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, 20.03.2022-15:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese e një cigare substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 20.03.2022-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.9 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 20.03.2022-23:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/