Një rast i rëndë ka ndodhur orët e hershme në komunën e Prishtinës, me ç’rast një grua është privuar nga jeta prej bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se e ka vrarë me sëpatë.
Siç raportohet, rasti ka ndodhuë në rrugën “Mark Isaku” te kryeqytetit, teksa në disa detaje që ka shpalosur Prokuroria bëhet e ditur se 70-vjeçari është ndaluar me urdhër të prokurorit.
Siç njofton Prokuroria, i dyshuari me inicialet I.G, i lindur në vitin 1952, rreth orës 04:40 është paraqitur në Stacionin Policor Qendra.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pajetë.
Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie./FolDrejt/