Gjatë ditës së djeshme në kryeqytet u arrestuan 14 persona.
Arrestimi i tyre u bë rreth orës 14:00, transmeton Fol Drejt.
“Në një qendër të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme. Si prova material janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptop, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme”, thekson policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/