Në Prishtinë janë arrestuar dy persona nën dyshimit se janë marrur me ryshfet.
Ata dyshohet se kryenin provime të patentë shoferëve në këmbim të parave.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në një auto shkollë në Prishtinë, nën dyshimin se kanë marrë të holla nga kandidatët në këmbim të kryerjes së provimeve për patentë shofer. Lidhur me rastin janë konfiskuar disa dëshmi si teste me të dhëna të kandidatëve dhe pajisje për komunikim në largësi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.