Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet se të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:40, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celularë dhe një kartelë bankare.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.