Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për vrasje në tentativë, në janar të këtij viti.
Siç njofton policia, arrestimi i të dyshuarve erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.
“Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, të dyshuarit;
- D. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
- D. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për tu proceduar më tej.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë./FolDrejt/