Në Prishtinë janë arrestuar tre persona, një mashkull dhe dy femra, që të tre kosovarë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur duke ofruar lokale për prostitucion. Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60€ kesh para. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.