Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rrahje, shkruan Fol Drejt.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia shtoi se si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
“Personat e dyshuar ( që të tre të mitur), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/