Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë si ë dyshuar për së paku dy vepra (një grabitje dhe një tentim grabitje), si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri, raporton Fol Drejt.
“Dje hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme dhe hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për së paku dy vepra (një grabitje dhe një tentim grabitje), si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri”, shkroi policia në komunikatën e saj në Facebook.
Policia njoftoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në rastet, që kanë ndodhë në një pompë derivatesh në rrugën “Xheladin Hana”në Prishtinë.
Personat e arrestuar:
F.K, mashkull, 16 vjeç
A.B, mashkull, 22 vjeç dhe
A.K, mashkull, 20 vjeç
pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Personi i dyshuar, F.K, ngarkohet edhe me veprat, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy shkrepza (imitim i armës)”, thuhet në fund të njoftimit të policisë. /FolDrejt/