Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, shkruan Fol Drejt.
“Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në dy aksione të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.”, shkruan në raportin policor.
Policia njoftoi se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 2023 dhe se pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar:
– A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve.
Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi:
– S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshojet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Policia theksoi se veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit. /FolDrejt/