Është arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se sulmoi fizikisht dhe kanosi me armë shtetasen shqiptare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur me armë viktimën femër shtetase e R. Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.