Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kanë arrestuar një 20 vjeçar.
Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot më 02.02.2022, në ora 07:00, njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.
“Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pushkë atematike cal-7.62mm,
• Një AK-47 cal-7.62mm,
• Tre karikatorë,
• 127 copë fishekë cal-7.62mm
• Uniformë ushtarake
Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë. /FolDrejt/