Një grua u arrestua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 09:00, përcjell Fol Drejt.
“Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parash. Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/