Policia e Kosovës arrestoi një person i cili ishte në kërkim.
Ai ishte i dënuar me katër vite burgim, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar;
S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së./FolDrejt/