Një person është arrestuar në Prishtinë.
Rasti u raportua në raportin 24 orësh gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00, përcjell Fol Drejt.
“Njësitet policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë të kalibrit 9mm”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/