Një person ka përfunduar në pranga në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij, transmeton Fol Drejt.
Rasti është raportuar në polici, më 24 tetor, rreth orës 17:00.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari u dërgua në mbajtje./FolDrejt/