Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është.
Kështu ka raportuar në polici bashkëshorti i saj, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, rasti ka ndodhur në Prishtinë, me datën 3 dhjetor, rreth orës 14:00.
Bashkëshorti i cili e ka raportuar rastin në polici, ka thënë se largimi i bashkëshortes nga shtëpia ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Rasti është në hetime./FolDrejt/