Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Masmurati, ka bërë të ditur se do të ketë mbështetje për prindërit që duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet private në Prishtinë.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Po e fillojmë shtatorin mbarë me hapjen e thirrjes për subvencionim me 70 Euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private të Prishtinës
Secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro, do të përfitojë 70 Euro për të regjistruar fëmijën e tyre në cilëndo çerdhe private të licencuar të Prishtinës.
Me këtë politikë të re do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë”, u shpreh ajo.
Thirrjen për aplikum mund ta gjeni këtu: https://prishtinaonline.com/…/thirrje-publike-per…
/FolDrejt/