Drejtori i një kompanie private në Prishtinë, ka deponuar në një bankë një sasi monedhash metalike, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 30.06.2023 – 12:20. Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2×1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia njofton se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./FolDrejt/