Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuara me nënshtetësi të Shqipërisë, përkatësisht Italisë, kanë përfunduar në pranga nën dyshimin për “mundësim apo detyrim me prostitucion”, shkruan Fol Drejt.
Me këtë rast u janë sekuestruar edhe disa gjëra.
Më konkretisht në raport thuhet se:
]“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuara femra njëra shtetase e R. Shqipërisë dhe tjetra shtetase e Italisë. Janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/