Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në polici vetëm në qytetin e Prishtinës.
Në rastin e parë viktimë është një femër, ndërsa në rastin e dytë janë dy viktima, një femër e një mashkull.
Rasti i parë: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ne gjendje të dehur ka kërcënuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor”.
Rasti i dytë: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimës mashkull i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /FolDrejt/