Kanë ndodhur dy raste të vdekjes së dyshimtë në Prishtinë.
Në raportin e saj 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur dy persona pa shenja jete, të përfshira në vende të ndryshme, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, dhe me urdhër të tij të dy trupat janë dërguar në obduksion.
Prishtinë 12.07.2022.Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 11-12.07.2022. Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/