Një ngjarje e cilësuar “Grabitje” ka ndodhur në Prishtinë.
Persona të panjohur dyshohet se viktimës mashkull kosovar ia kanë marrë veturën nën kërcenimin e armëve, i kanë grabitur para të gatshme si dhe telefonin. Ata kanë ikur, por janë aksidentur me veturën e viktimës. Më pas kanë braktisur veturën e aksidentuar dhe janë larguar, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.