Një person është grabitur dhe sulmuar fizikisht nga tre të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 02:15 të datës 9 gusht, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima mashkull ka pësuar lëndime përderisa sa pasi ka dalë nga një lokal- tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Është informuar e konsultuar edhe prokurori.