Familjarët e të riut, Arben Beselica nga Prishtina kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi që kanë humbur kontaktin me të.
Familja e 30-vjeçarit kanë bërë të ditur se ka më shumë se 30 orë që kur nuk kanë pasur asnjë kontakt me e të riun, përcjell Fol Drejt.
Hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit). Ai ka qenë me veturën e tij, e cila shihet në foto.
Të gjithë qytetarët që e kanë parë Arbenin ose kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin mund të lajmërojnë familjarët në numrin e telefonit: 049/482-024.
Familjarët bënë të ditur se e kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës për rastin në fjalë.