Janë gjetur mbetje mortore të një personi në varrezat e lagjes “Mati 1” në Prishtinë.
Dyshohet se këto mbetje i takojnë luftës së fundit në Kosovë.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritare për Persona të Pagjetur, transmeton Fol Drejt.
“Jemi duke i zhvilluar gërmimet në varrezat e Matiçanit. Kemi hasur në mbetjet mortore të një personi që dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet po i zhvillojmë me kujdes për shkak të varrezave”, tha Gara për Klankosova.tv
“Do të bëhen analizat e AND-së për të parë në këto mbetje janë të luftës së fundit. Jemi në kërkim edhe të personit të dytë që dyshohet se gjendet aty. Gërmimet do të vazhdojnë ditëve në vazhdim”, tha ai.
Gërmime në këtë lokacion ishin zhvilluar edhe para disa ditësh.
Kërkime për mbetjet mortore do të bëhen edhe në lokacione të tjera.