Një person i moshës 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në komunën e Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për klankosova.tv.
Siç njofton Borovci, viktima është gjetur rreth orës 08:00, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” –ka thënë Borovci./FolDrejt/