Një rast i dhunimit dhe shtrëngimit për marrëdhënie seksuale për tre vjet radhazi është raportuar në polici nga vetë viktima.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mes periudhës 2018-2021, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është nën hetime./FolDrejt/