Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje e cila kishte jetuar e vetme, shkruan Fol Drejt.
“Prishtinë 04.08.2022 – 13:35. Raportohet se një femër kosovare, e cila sipas dëshmitarëve ka jetuar e vetme, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./FolDrejt/