Një person është arrestuar dhe ka përfunduar në klinikën psikiatrike pas kanosjes ndaj anëtarëve të familjes.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:40 në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij që është me terapi pasi ka çrregullime psikike është bërë agresiv dhe ka filluar të bërtas nëpër shtëpi duke i kanosur anëtarët e familjes.
I dyshuari është arrestuar pas trajtimit mjekësor në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/