Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë me akuzën për kanosje ndaj ish të dashurës së tij, raporton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia shtoi se sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/