Dy persona kanë përfunduar të arrestuar nga policia pas dyshimeve për kërcënim me armë zjarri ndaj një viktime mashkull.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, me datën 31 tetor, rreth mesditës, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24-orësh, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/