Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit e kryeqytetit ka marrë një iniciativë për mbështetjen e familjeve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në Institucione Parashkollore Private me nga 70 euro.
Për këtë ata njoftuan përmes një postimi në profilin “Kryeqyteti Prishtina” në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Ky është postimi i tyre i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Më poshtë mund të gjeni listën e fëmijëve të cilë janë të regjistruar e që do të regjistrohen në Institucione Parashkollore Private të cilat Kryeqyteti do t’i subvencionojë me nga 70 euro.