Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në komunën e Prishtinës, më ç’rast është sekuestruar një armë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:35, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/