Në raportin e saj 24 orësh policia bën të ditur për rastin e një vrasjeje në tentativë , në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orësh 22:00, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi pohohet të ketë plagosur në këmbë viktimën mashkull kosovar.
Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/