Një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për trafikim me lëndët narkotike në Prishtinë.
“Më 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gramë me kokainë, 160 euro që dyshohet të jenë fituar nga vepra penale dhe një peshore digjitale.
Në konsultim me prokurorin, rasti iniciohet ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
I dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.