Një rast i cilësuar si “Dhunim” është raportuar në Prishtinë.
Nëna e ka raportuar rastin duke thënë se vajza e saj e mitur ka dalur nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t’u kthyer në shtëpi është shkak i keqtrajtimit të saj.
“Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.