Një person ka raportuar se një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 12:59 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore.