Në seancën e sotme të Kuvendit të Prishtinës, është votuar për kryesuesin e ri, transmeton Fol Drejt.
Fehmi Kupina, i propozuari si kandidat për Kryesues të Kuvendit Komunal në Prishtinë nga Grupi i Asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë, në raundin e parë.
Nga 25 asambleistë sa kanë qenë të pranishëm, 25 votuan pro, por që nuk ka mjaftuar për t’u emëruar si kryesues për një mandat 4 vjeçar.
Seanca e filluar nga ora 10:00, do të vijojë me raundin e dytë të votimit./FolDrejt/