Një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë.
Aty pas mosmarrëveshjes në trafik, i dyshuari kosovar e ka goditur viktimën me thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.