Tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit vetëm në qytetin e Prishtinës.
Kujtojmë se kohëve të fundit rastet e falsifikimit të parasë janë shtuar dukshëm.
“Nga ankuesi mashkull kosovar është raportuar se kanë pranuar monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.”, ky është rasti i parë i raportuar nga policia, ndërsa edhe dy rastet e tjera janë të njëjta, transmeton Fol Drejt.