Në Llukar të Prishtinës raportohet se ka ndodhur një rast i cili është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Aty persona të panjohur kanë shtënë me armë nga një veturë me targa të Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.