Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë.”, shkruan në raportin policor.
Policia njoftoi se sekuestrimi është kryer në rrugën “B”, kur personi është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli, për një kontrollë rutinore.
Organet e rendit konfirmuan se personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/