Tre meshkuj kosovarë janë intervistuar nga policia në Prishtinë pasi kanë postuar video duke shtënë me armë.
Ata kanë dorëzuar një pistoletë e dy automatikë në polici, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit, përcjell Fol Drejt.
“Më 12.02.2023 janë identifikuar tre meshkuj kosovarë si të dyshuar për një video-incizim në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë dorëzuar në polici një pistoletë dhe dy armë automatike. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.