Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Prishtinës ditën e djeshme, me ç’rast është vjedhur një çantë me para.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se çantën me një shumë të parave e kishte lënë në bagazhin e veturës dhe derisa ishte duke hyrë në veturë dikush ka hapur bagazhin, ia ka marrë çantën me para dhe është larguar.
Viktima ka deklaruar se punon në këmbimore dhe paratë ishin të këmbimores.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/