Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës për 24 orët e fundit.
Dy raste kanë ndodhur në Obiliq, një në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë
· Obiliq 02.01.2024-22:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 09-2022-09-2023. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pasur dhunë fizike dhe psikike. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
· Obiliq 02.01.2024-19:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.
· Fushë Kosovë 02.01.2024-18:00.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.