Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një viktimë mashkull, i cili, sipas të dhënave të para, është rrëzuar në mes të rrugës, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë, shihni detajet e raportit:
“Prishtinë, 12.12.2021 – 12:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Në raport, po ashtu thuhet se, rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/