Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.”, shkruan në raportin policor.
Policia njoftoi se në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë organet e rendit me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, pas raportimit të një rasti kanosje (me 29.04.2023), dy personave u janë sekuestruar:
– dy armë zjarri
– pesë karikatorë dhe
– 271 fishekë.
Në komunikatë thuhet se ndaj dy personave janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. /FolDrejt/